Ballina Sport Futboll Raphinha te Barcelona deri më 2030

Raphinha te Barcelona deri më 2030

Braziliani Raphinha ka arritur marrëveshje me Barcelonën për vazhdimin e bashkëpunimit, gjë që do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Me kontratën e re, Raphinha do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2030 kurse kontrata e mëparshme i skadonte në vitin 2028.

Bëhet e ditur se palët kanë finalizuar marrëveshjen plotësisht dhe vetëm po pritet njoftimi zyrtar nga skuadra e Barcelonës.

29-vjeçari po shkëlqen këtë sezon, ku qysh tani është shndërruar në lojtarin kryesor te Barcelonës me 14 gola e 3 asistime në 8 ndeshje të luajtura në të gjita garat.

Aktualisht, Raphinha është kapiten i Barcelonës, ekip për të cilin luan prej vitit 2022 kur iu bashkua nga Leeds Unitedi kurse deri më tani, ai ka realizuar 56 gola në 129 paraqitje për ekipin spanjoll.

Exit mobile version