Ballina Sport Futboll Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda pritet të futet në ndeshjen ndaj Zvicrës me një formacion shumë sulmues.

Dardanët luajnë në udhëtim te Zvicra në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në kuadër të Grupit B.

Trajneri gjerman pritet t’i besojë skemës 4-4-2, ku në raste mund të rikthehet në 4-2-3-1.

Në portë i paprekur është Arijanet Muric, teksa në mbrojtje do të luajnë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Dion Gallapeni, i cili shihet si favorit para Leart Paqaradës.

Në dyshen e mesfushës, Elvin Rexhbecaj do të ketë partner të ri të sapoardhurin Leon Avdullahu, teksa nga krahët favoritë janë Ermal Krasniqi dhe Muharrem Jashari.

Dyshja e sulmit të Kosovës ndaj Zvicrës do të përbëhet nga Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.

Exit mobile version