Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Formohet qeveria e re e Jemenit me 34 ministra e udhëhequr nga...

Formohet qeveria e re e Jemenit me 34 ministra e udhëhequr nga Shaya al-Zindani

Këshilli Presidencial i Udhëheqjes i Jemenit ka miratuar formimin e një qeverie të re të kryesuar nga kryeministri Shaya al-Zindani, me një kabinet prej 34 anëtarësh që përfshin tre gra, transmeton Anadolu.

Al-Zindani do të shërbejë gjithashtu si ministër i Punëve të Jashtme dhe i Emigrantëve.

Siç raporton agjencia e lajmeve Saba, labineti përfshin Maamar Motahar al-Eryani si ministër të Informacionit, Gjeneral Major Ibrahim Ali Ahmed Haidan si ministër të Punëve të Brendshme dhe Gjeneral Major Taher Ali Obeidah al-Oqaili si ministër të Mbrojtjes.

Ndër ministret gra të emëruara janë Afrah Abdulaziz al-Zouba si ministre e Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Ahd Mohammed Salem Jaasous si ministre Shteti për Çështjet e Grave dhe gjyqtarja Ishraq Fadl al-Maqtari.

Formimi i qeverisë u miratua në përputhje me Kushtetutën e Jemenit, nismën e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe mekanizmin e saj të zbatimit të nënshkruar në vitin 2011, si dhe me vendimin e vitit 2022 për transferimin e kompetencave presidenciale te Këshilli Presidencial i Udhëheqjes.

Këshilli tha se vendimi u mor në interes të “interesit suprem kombëtar” të vendit.

Kabineti i ri vjen pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ahmad Awad bin Mubarak më 3 maj të vitit 2025. Qeveria e tij në largim nuk përfshinte përfaqësim të grave.

Exit mobile version