Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka njoftuar vendosjen e sanksioneve të reja që synojnë subjekte, individë dhe anije të lidhura me tregtinë e paligjshme të naftës iraniane, produkteve të naftës dhe produkteve petrokimike, transmeton Anadolu.
Departamenti amerikan tha se po vendos sanksione ndaj 15 subjekteve, dy individëve dhe 14 anijeve që janë pjesë e të ashtuquajturës “flotë hije” të Iranit.
“Këto objektiva kanë gjeneruar të ardhura që regjimi i përdor për të kryer aktivitetet e tij keqdashëse”, tha departamenti.
Siç pretendon departamenti amerikan, në vend që të investojë në mirëqenien e popullit të vet dhe në infrastrukturën e degraduar, Teherani “vazhdon të financojë aktivitete destabilizuese në mbarë botën dhe të shtojë represionin brenda Iranit”.
Ai paralajmëroi se SHBA-ja do të vazhdojë të ndërmarrë veprime për aq kohë sa Irani përpiqet t’i shmanget sanksioneve për të gjeneruar të ardhura nga nafta dhe petrokimikatet që mbështesin “sjellje shtypëse, aktivitete terroriste dhe aktorë të ndërmjetëm”.
