Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton fitoi garën e mbajtur mëngjesin e sotëm për Grand Prix të Japonisë dhe kjo është fitorja e tij e katërt radhazi në kampionatin e Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pistën Suzuka, u zhvillua gara e 17-të e Formula 1, dhe fitorja i takoi britanikut Hamilton, i cili garën e filloi nga pozita më e mirë.
Kjo është fitorja e katërt radhazi e Hamiltonit dhe e nënta në total për këtë sezon.
Vendi i dytë i takoi Valtteri Bottas po ashtu me Mercedes, i treti garën e përfundoi Max Verstappen i Red Bull-TAG Heuer.
Në radhitjen e pilotëve, Hamilton kryeson me 331 pikë dhe 67 pikë përpara Sebastian Vettel të Ferrarit, i cili ishte i gjashti në garën e sotme.
Gara e radhës për Grand Prix do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe është planifikuar për më 21 tetor.
