Një foshnje palestineze është vrarë në një sulm ajror të kryer nga ushtria izraelite, njoftoi të mnistria e shëndetësisë e Gazës, pasi ushtria vazhdon sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm në rajonin e bllokuar.
Seba Abu Arar, 14 muajshe, vdiq ne vend të shtunën, dhe nëna shtatzënë u plagos rëndë, tha ministria. Një fëmijë tjetër u plagos rëndë gjithashtu.
Ndërsa tensioni eshte përshkallëzuar në rajon, ushtria izraelite njoftoi gjithashtu se artileria e saj bombardoi dy objektiva në Rripin Verior të Gazës. /Mesazhi/