Dhe atletet e bardha që u shpërfillën krejtësisht nga Trump…
Rama prodhoi sërish gjeste të pazakonta, prej egocentriku apo vanitozi të pashërueshëm, teksa krerët e vendeve të NATO-s po bëheshin gati për foton e rastit në Samitin e Ankarasë.
Në një moment, ai shkujdesshëm u vendos një hap para të tjerëve, duke u shfaqur shumë fëminor me këtë veprim, pamje të cilën e ka hequr nga vidoeja e publikuar në faqen e tij.
Ja pra që paska turp, por jo aty ku duhet më shumë.
Po ashtu, një skenë tjetër ishte ajo e Mark Rutte-s, kreut të NATO-s, i cili tentoi t’i tregonte Trump-it për atletet e bardha të Ramës.
Ky i fundit priste një reagim nga presidenti amerikan, duke u zhgënjyer keqazi nga një ftohtësi e mospërfillje gati turpëruese. /tesheshi.com/