Ballina Kuriozitete Fotot: Zbulime arkeologjike në Egjipt, nxirren nga fundi i detit artefakte të...

Fotot: Zbulime arkeologjike në Egjipt, nxirren nga fundi i detit artefakte të rëndësishme

Arkeologë dhe zhytës në Egjipt kanë nxjerrë në sipërfaqe disa relikte të rralla nga fundi i Mesdheut, pranë Aleksandrisë. Gjatë operacionit të zhvilluar të enjten, u gjetën një statujë pa kokë, një sfinks si dhe një figurë e panjohur prifti.

Përveç tyre, nga deti u rikuperuan edhe monedha romake dhe objekte të tjera historike, duke shtuar mozaikun e pasur arkeologjik të qytetit që dikur ishte një nga qendrat më të rëndësishme të botës antike.

Ekspertët theksojnë se kërkimet e tilla ndihmojnë për të zbuluar më shumë mbi jetën, kulturën dhe besimet e lashta në Aleksandri.

Exit mobile version