Franca ka rënë dakord për kontratat e ardhshme me Armeninë, të cilat do të lejojnë dërgimin e pajisjeve ushtarake në Jerevan, transmeton Anadolu.
Njoftimi erdhi nga ministrja franceze e Punëve të Jashtme, Catherine Colonna, gjatë vizitës së saj në Armeni.
“Franca ka dhënë miratimin e saj për lidhjen e kontratave të ardhshme me Armeninë, të cilat do të lejojnë dërgimin e pajisjeve ushtarake në Armeni në mënyrë që ajo të sigurojë mbrojtjen e saj”, tha Colonna në një konferencë të përbashkët për media me homologun e saj armen, Ararat Mirzoyan.
Ajo riafirmoi “mbështetjen dhe solidaritetin” e Parisit me Jerevanin.
Çlirimi i Karabakut
Në vjeshtën e vitit 2020, me mbështetjen e Turqisë, Azerbajxhani në 44 ditë përleshje çliroi nga pushtimi armen disa qytete, fshatra dhe vendbanime në Karabak. Lufta përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia.
Më pas, në fillim të këtij muaji, në vazhdën e provokimeve nga forcat armene në Karabak, Azerbajxhani tha se ka nisur aktivitete “kundër-terrorizmit” për të mbështetur paktin trepalësh të paqes. Pas 24 orësh u arrit një armëpushim, ku Azerbajxhani konsiderohej gjerësisht si fitues.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, do të takohen më 5 tetor në qytetin spanjoll të Granadës për të diskutuar nënshkrimin e një traktati të paqes mes dy vendeve.
“France has given its agreement to the conclusion of future contracts with Armenia which will allow the delivery of military equipment to Armenia so that it can ensure its defence,” French Foreign Minister Catherine Colonna said pic.twitter.com/jYaoYySLJZ
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) October 3, 2023
