Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Franca do të prodhojë 72 sisteme artilerie ‘Caesar’ që do të dërgohen...

Franca do të prodhojë 72 sisteme artilerie ‘Caesar’ që do të dërgohen këtë vit në Ukrainë

Franca këtë vit do të prodhojë 72 sisteme artilerie ‘Caesar’ për Ukrainën, e cila po lufton kundër Rusisë, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Francës njoftoi se në kryeqytetin Paris u zhvillua hapja e nismës së “koalicionit të artilerisë”, krijuar nën udhëheqjen e Francës dhe SHBA-së, me qëllim mbështetjen e ushtrisë ukrainase në afat të shkurtër dhe afatgjatë.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, duke folur në hapje ku përmes video-konferencës mori pjesë edhe homologu i tij ukrainas, Rustem Umerov, tha se gjashtë nga sistemet e artilerisë ‘Caesar’ të montuara në automjete taktike me rrota të prodhuara nga kompania shtetërore franceze e mbrojtjes ‘Nexter’ do të dërgohen në Ukrainë në javët e ardhshme.

Lecornu tha se kompania do të prodhojë 72 sisteme artilerie për Ukrainën këtë vit, 12 prej të cilave do të financohen nga Franca.

Exit mobile version