Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli shkatërron një ndërtesë me 13 apartamente të palestinezëve në Kudsin Lindor

Izraeli shkatërron një ndërtesë me 13 apartamente të palestinezëve në Kudsin Lindor

Izraeli ka shembur një ndërtesë me 13 apartamente të palestinezëve në lagjen Silwan të Kudsit Lindor të pushtuar, me pretendimin se ishte “pa leje”, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raporton se forcat izraelite mbyllën zonën Wad Qaddum të Silwanit që nga mëngjesi i hershëm. Ushtarët izraelitë, të shoqëruar nga makineri të rënda, bastisën zonën, rrethuan ndërtesën në pronësi të palestinezëve dhe më pas e shembën atë.

Ndërtesa, e cila përbëhej nga 13 apartamente, u shemb me arsyetimin se ishte “pa leje”, duke lënë afërsisht 100 palestinezë pa strehë. Izraeli ka përshpejtuar politikat e tij për prishjen e shtëpive dhe dëbimit me forcë në Silwan, një lagje palestineze ngjitur me Qytetin e Vjetër të Kudsit Perëndimor të pushtuar.

Në lagjen Bostan të Silwanit, ku Izraeli planifikon të ndërtojë një kopsht të quajtur “Kopshti i Mbretit”, dhjetëra shtëpi janë shembur ndërsa pritet të shemben edhe shumë të tjera.

Në lagjen Batn el-Hawa tre familje u evakuuan më parë nga shtëpitë e tyre.

Exit mobile version