Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Franca ia largon kryqin Papës, reagon Polonia

Franca ia largon kryqin Papës, reagon Polonia

23 mars 2015 : Sculpture en bronze représentant Jean-Paul II. Oeuvre de l'artiste Zurab TSERETELI, offerte à la ville de Ploërmel dans le Morbihan (56), France. March 12, 2015: Bronze statue of John Paul II by the sculptor Zurab TSERETELI presented to the city of Ploërmel in the Morbihan (56), France.

Këshilli shtetëror francez ka vendosur të heqë kryqin e vendosur në statujën e Papa Vojtilës duke u bazuar në një ligj i cili ndalon ekspozimin e simboleve fetare në vendet publike. Vendimi ka shkaktuar reagimin e Polonisë e cila ka dërguar edhe notë e proteste.

E ardhmja e statujës ka ngjallur shumë polemika në Francë dhe një përplasje diplomatike mes republikës laike franceze dhe Polonisë, vendlindjes së Papës.

Kryeministrja polake propozoi që statuja e Papa Vojtilës me kryq në dorë të transportohej në Poloni në mënyrë që të shpëtohej nga “censura”.

Ligji francez i vitit 1905 mbi ndarjen mes shtetit dhe kishës ndalon ekspozimin e simboleve fetare në cdo vend social apo publik e mbi të gjitha në cdo monument publik.

Arritja e një kompromisi nuk duket i lehtë kur kujtohen marrëdhënieve të vështira mes vendeve themeluese të BE-së dhe katër vendeve euroskeptike – Polonia, Cekia, Sllovakia, Hungaria, te cilat shkojne aq larg sa përpiqen për ta “mbrojtur” sic thonë ata “Europën e krishterë” nga emigrantët myslimanë dhe nga laicizmi. /MESAZHI/

Exit mobile version