Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Franca: Irani të angazhohet me mirëbesim në negociata

Franca: Irani të angazhohet me mirëbesim në negociata

Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje Iranit të “angazhohet në negociata me mirëbesim” që synojnë “çtensionimin” e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Këtë deklaratë ai e bëri pas një telefonate me homologun e tij iranian, Massoud Pezechkian.

“I bëra thirrje Iranit të angazhohet në negociata me mirëbesim, në mënyrë që të hapet një rrugë drejt çtensionimit dhe të ofrohet një kornizë për përmbushjen e pritjeve të bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me programin bërthamor dhe të raketave balistike të Iranit si dhe aktivitetet e tij rajonale të destabilizimit”, shkroi ai në X.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po negociojnë me Iranin për një armëpushim për t’i dhënë fund luftës midis dy vendeve.

“Ajo që thashë dje ishte pikërisht e saktë. Aktualisht, jemi në negociata”, tha presidenti amerikan.

Exit mobile version