Ballina Lajmet Franca kërkon ndihmë nga BE për shuarjen e zjarreve

Franca kërkon ndihmë nga BE për shuarjen e zjarreve

Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian në luftën kundër zjarreve në pyje, në jug të vendit, për çka gjatë natës janë evakuuar 10 mijë njerëz, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Së paku 10 mijë njerëz janë evakuuar pas zjarreve. Kjo është një zonë ku popullsia dyfishohet ose trefishohet gjatë verës”, ka thënë një nga zyrtarët për mediat franceze.

Mijëra zjarrfikës po luftojnë me flakët në rajonin Provence-Alpe-ishujt Azur, ku dhe ka shpërthyer zjarri.

Si pasojë e zjarreve janë djegur rreth 4 mijë hektarë përgjatë brigjeve të Mesdheut, të zonës malore dhe në ishullin e Korsikës.

Të paktën shtatë zjarrfikës u plagosën dhe 15 policë janë trajtuar për shkak të asfiksimit.

Exit mobile version