Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Franca shtyn samitin e G7-tës për të shmangur konfliktin me ngjarjen e...

Franca shtyn samitin e G7-tës për të shmangur konfliktin me ngjarjen e ditëlindjes së Trumpit

Franca do ta shtyjë samitin e këtij viti të G7-tës për të shmangur një konflikt orari me një ngjarje të arteve marciale të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë në ditëlindjen e presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Siç raporton “Politico”, dy zyrtarë të njohur me planifikimin thanë se Parisi vendosi të ndryshojë datat pasi mësoi se Shtëpia e Bardhë synon të organizojë një ngjarje të “Ultimate Fighting Championship” (UFC) më 14 qershor.

“Më 14 qershor të vitit të ardhshëm do të kemi një ndeshje të madhe UFC në Shtëpinë e Bardhë, pikërisht në ambientet e Shtëpisë së Bardhë”, tha Trump në Virginia tetorin e kaluar.

Kjo datë përkon me Ditën e Flamurit të SHBA-së dhe me 80-vjetorin e lindjes së Trumpit.

Samiti i G7-tës, fillimisht i planifikuar për 14-16 qershor, tani do të zhvillohet nga 15 deri më 17 qershor në qytetin turistik Evian-les-Bains në brigjet e Liqenit të Gjenevës.

Derisa presidenca franceze i ka përditësuar datat e reja në faqen e saj zyrtare, ajo nuk ka dhënë një shpjegim publik për këtë ndryshim.

Exit mobile version