Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Francë, 13 të vdekur nga zjarri në një lokal

Francë, 13 të vdekur nga zjarri në një lokal

Zyrtarët francezë thonë se nga zjarri në një restorant në qytetin Rouen në Normandi, kanë humbur jetën së paku 13 vetë, ndërsa janë plagosur 6 të tjeerë.

Zjarri e përfshiu lokalin, Cuba Libre, aty kah mesnata gjatë një festimi të ditëlindjes.

Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, tha sot se po zhvillohen hetime për t’i zbuluar shkaqet e zjarrit.

Raportet sugjerojnë se qirinjtë në tortën e ditëlindjes e shkaktuan zjarrin.

Ata që e humbën jetën ishin të moshës 18 e deri në 25 vjeç.

Mendohet se ata janë vrarë nga gazi helmues që është liruar nga tavani i lokalit, i cili ishte përfshirë ga zjarri.

Raportohet se një i plagosur është në gjendje kritike. (REL)

Exit mobile version