Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Francë, mësuesit në grevë për paga dhe kushte më të mira

Francë, mësuesit në grevë për paga dhe kushte më të mira

Disa mijëra mësues kanë dalë në rrugë në Paris nga Place Edmond Edmond Rostand, në lagjen e gjashtë, për të mbërritur në Ministrinë Kombëtare të Arsimit, raporton Anadolu.

Duke i dërguar një “paralajmërim qeverisë që qëndron e shurdhër”, dje protestuesit denoncuan mungesën e interesit për mënyrën se si trajtohen shkollat publike dhe për pagat e ulëta të mësuesve.

Ka pasur edhe kritika kundër ministres së Arsimit, Amelie Oudea-Castera, kur ajo pretendoi se i kishte futur fëmijët e saj në një shkollë private për shkak të “shumë orëve pa mësues të duhur zëvendësues” në shkollën fillore publike të djalit të saj.

Mathieu Moreau, profesor dhe sekretar i sindikatës CGT Educ’action 95, për Anadolu tha se ai denoncoi zgjedhjen e një “ministri me kohë të pjesshme”, duke e përshkruar ministren Oudea-Castera si “të shkëputur nga realiteti”.

Sindikata e shkollave të mesme FSU-SNUipp tha se 65 për qind e mësuesve në shkollat e Parisit ishin në grevë dhe të paktën 130 shkolla u mbyllën plotësisht dje në ditën e mobilizimit.

Ky ka qenë mobilizimi më i fortë që nga protestat kundër ish-ministrit të Arsimit, Jean-Michel Blanquer, në vitin 2022.

Exit mobile version