Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Francë, një person me makinë tenton të shtypë dy ushtarë

Francë, një person me makinë tenton të shtypë dy ushtarë

Kryetari i komunës së Varces-Allieres-et-Risset, Jean-Luc Corbet ka thënë se shoferi i automjetit ka tentuar të shtypë dy ushtarë të cilët po vraponin pranë kazermës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i qytezës në Alpet jugore deklaroi për mediat franceze se janë vënë pas automjetit dhe personit që ishte pranë shoferit.

Zyrtari ushtarak i cili kërkoi të mbetet anonim, ka thënë se nuk pati të lënduar në incident, duke shtuar se deri më tani nuk janë të njohura arsyet eventuale të sulmit dhe se nuk dihet nëse ushtarët ishin me të vërtetë shënjestër e shoferit.

Javën e kaluar një sulmues në jug të Francës shtiu mbi policët të cilët vraponin dhe më pas mori pengje në një market. Katër persona u vranë para ekzekutimit të sulmuesit.

Exit mobile version