Ballina Auto Frenimi automatik i urgjencës i testuar nga AAA me rezultate befasuese

Frenimi automatik i urgjencës i testuar nga AAA me rezultate befasuese

AAA morri përsipër testimin e sistemit AEB për shkak se besohet se testimet nga IIHS, ekuivalentja e NCAP evropiane – nuk ishin adekuate dhe jo përfaqësuese me situatat e jetës reale.

Sipas IIHS, veturat të pajisura me sistemet AEB përfshiheshin rreth 50 për qind më pak në përplasjet e pjesës së pasme. Kjo është një deklaratë e madhe më vete dhe kjo është arsyeja pse të gjitha makinat e reja janë të pajisura me këto sisteme të shpëtimit të jetës.

Megjithatë jo gjithçka është ashtu siç duket, kërkimi nga vetë IIHS tregoi se sistemet performonin dobët në kushte të dobëta ndriçimi dhe tani AAA zbuloi se ato nuk punojnë siç duhet kur u testuan në situata dhe shpejtësi të jetës reale, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

IIHS i teston ato sisteme me shpejtësi prej 40kMh, dhe sipas AAA çështja qëndron pikërisht këtu. AAA e bëri testimin e saj dhe zbuloi se 60 për qind të përplasjeve në pjesët e pasme ndodhin në shpejtësitë prej 48kMh deri në 72kMh.

Përfundimi ishte i thjeshtë – testimet me shpejtësi prej 40kMh përfshijnë 40 për qind të situatave, dhe kështu nuk mund të përfaqësojë mjaftueshëm aksidente nga jeta reale.

Exit mobile version