Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Frika e “Brexit”-it, diabetikët në Britani krijojnë rezerva insuline

Frika e “Brexit”-it, diabetikët në Britani krijojnë rezerva insuline

Diabetikët dhe përdoruesit e insulinës në Britani janë mbërthyer nga ethet, e po mbledhin sa më shumë që munden nga ilaçet e vyera, për të evituar mbetjen pa to në rast se Britania e Madhe del nga BE-ja pa marrëveshje, pas vetëm një muaji.

David Burns, një mësues 37-vjeçar, i prekur nga diabeti i tipit 1, thotë se ka filluar të mbledhë insulina dy muaj më parë. Më herët, ai merrte insulinë një herë në muaj. Tani e bën këtë çdo dy javë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri sa të jetë i sigurtë se nuk do të ketë nevojë.

“Nëse më mbaron insulina, unë do të kem vetëm disa muaj jetë në këtë planet. Ndaj jam i tmerruar për një Brexit pa marrëveshje. Nga ajo që shohim në televizion dhe dëgjojmë në radio, duket se drejt kësaj po shkojmë”, tha David Burns, mësues i prekur nga diabeti i tipit 1.

Plot 3.7 milionë diabetikë të Britanisë, përfshirë këtu edhe kryeministren Theresa May, varen thuajse plotësisht nga insulina e importuar nga Europa kontinentale. Hormoni, që zakonisht prodhohet nga pankreasi, ndihmon diabetikët të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Një Brexit pa marrëveshje do të thoshte rikthim të doganave dhe kontrolle shëndetësore, që do të çonte edhe në vonesa në kufi.

“Të gjitha këto vijnë nga Zvicra. Këto nga Danimarka. Ne nuk bëjmë të tilla këtu. Asnjë kompani britanike nuk i prodhon këto”, tha David Burns, mësues.

Furnizuesit në Britani janë përpjekur t’i paraprijnë problemit, duke tejkaluar rekomandimet e qeverisë për të pasur në inventar sasi të mjaftueshme insuline, për 6 javët e ardhshme.

Exit mobile version