Ballina Auto Frika e prodhuesve perëndimor nga veprimet e Rusisë

Frika e prodhuesve perëndimor nga veprimet e Rusisë

Moska kërkon që kompanitë nga vendet “jomiqësore” – ato që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë – duhet të marrin miratimin nga një komision qeveritar për shitjen e çdo aseti që kanë në Rusi.

Investitorët e huaj kanë frikë se Rusia mund të ndërmarrë veprime për të shtetëzuar asetet strategjike që kur u futën kufizimet në shitje.

Korrikun e kaluar, presidenti Vladimir Putin nxori një dekret për të marrë kontrollin e plotë të projektit të gazit dhe naftës Sakhlain-2 në lindjen e largët të Rusisë, duke marrë në fakt pothuajse 50 për qind të projektit nga Shell dhe dy kompani të tjera tregtare japoneze, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Prodhuesit e tjerë kryesorë perëndimorë janë larguar nga tregu rus. Vitin e kaluar Renault i Francës ia shiti pjesën më të madhe të aksioneve në Avtovaz një entiteti shtetëror rus për një tarifë simbolike prej një ruble – duke hequr në mënyrë efektive asetet që ajo vlerësonte më parë në 2.2 miliardë euro (2.35 miliardë dollarë).

Industria ruse e veturave ka qenë një nga industritë më të goditura nga vendimi i Moskës për të dërguar dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.

E varur më parë nga investimet, pajisjet dhe pjesët perëndimore, prodhimi i veturave në vitin e kaluar ra me një 67 për qind të paprecedentë, e që ishte niveli më i ulët që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Exit mobile version