Ballina Autorë Opinione Frikacakët e Like-ve

Frikacakët e Like-ve

Bajram Ramadani Asipi

Rrjetet sociale, tashmë janë bërë pjesë përbërëse e jetës shoqërore.
Sidomos platformat si, facebook dhe të tjera. Në facebook (libri i fytyrave) në të vërtetë shihen fytyrat e vërteta të njerzëve.
Fenomeni më masiv i facebook, është “like”.
Like është klikimi më i shpeshtë e më i lehtë që i jepet postimeve, statuseve të ndryshme etj. Por ka një situatë frikacakësh edhe të like-ve.
Ka njerëz në fb të cilët shumë gjëra i pëlqejnë nga miqtë e tyre, por nuk guxojnë të shtypin like. Nuk guxojnë për arsye të ndryshme. Disa nuk pëlqejnë nga inati ndaj postuesit. Disa të tjerë nuk bëjnë like nga xhelozia ndaj postuesit, sepse si të ia pëlqejë statusin unë atij..! Disa të tjerë që nuk janë pak, nuk bëjnë like për shkak të përmbajtjes së shkrimit apo statusit, sepse e ndjejnë se e aprovojnë mendimin e tjetrit, por që nuk u konvenon këtyre. Disa të tjerë nuk bëjnë like, sepse frikohen se mos po kupton shefi i tyre, punëdhënësi i tyre, drejtori i tyre, bashkëmendimtari i tyre, se po pëlqen diçka që nuk u pëlqen të lartëpërmendurve.
Të tillët frikacak, kur nuk kanë guxim të klikojnë një like në rrjetet sociale, paramendoni se sa frikacak janë në jetën reale për të bërë apo për të thënë diçka.
Çlirohuni ore, pavarsohuni ore, shprehuni ore miqë, mos e merrni veten peng, për hatër të të vdekshmëve.
Vetëm Zoti është i pavdekshëm, kurse Ai ju ka krijuar të lirë. Bëhuni vetvetja.
Hoxha rahmetliu J.A. thoshte: “Mos u bën sahat në dorën e huaj, kur të dojë ai tjetri të kurdisë, e të i lëvizë akrepat si të doj ai tjetri”

Nga: Bajram Ramadani

Exit mobile version