Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fshati gjerman del në shitje për 125 mijë euro

Fshati gjerman del në shitje për 125 mijë euro

Dëshironi të jetoni në Gjermani dhe të blini një fshat të tërë, atëherë, e keni rastin.

Të dielën, një fshat i tërë në Brandenburg, që përbëhet kryesisht pensionistët dhe ndërtesat e shkatërruara, do të del në një ankand, duke pasqyruar fatin e qyteteve tjera të Gjermanisë Lindore, shkruan albinfo.ch.

Paul Urbanek, 71-vjeçar, gjeti një shenjë të çuditshme te hyrja e Alwine, një komunitet i vogël dhe i largët i shtëpive të rrënuara në ish-Gjermaninë Lindore komuniste, raporton ‘The Local”.

I gjithë fshati është në shitje. Të gjitha ndërtesat, garazhet dhe gjithçka e fshatit do të shkojnë në një ankand në Berlin, me një çmim fillestar prej 125 mijë euro.

Kushdo që e blen Alwine do të marrë një pjesë të vogël të historisë gjermane, një vend ku shtëpitë janë të zbrazura dhe banorët e moshuar, pasqyrojnë fatin më të gjerë të rajoneve lindore, që nga bashkimi i vendit 27 vjet më parë, transmeton albinfo.ch.

Vetëm 20 njerëz, kryesisht të pensionuar ende jetojnë në grupin e shtëpive të rrënuara në shtetin rural të Brandenburgut, 120 kilometra në jug të Berlinit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, të rinjtë e Hitlerit, u trajnuan rreth Alwine dhe të burgosurit e luftës u burgosën aty pranë. Pastaj ra perdja e hekurt dhe u bë pjesë e Gjermanisë Perëndimore.

Deri në bashkimin e Gjermanisë në vitin 1990, të gjitha pronat e Alwine, që dikur kishte rreth 50 banorë, ishin në pronësi të një uzine të briketës së thëngjillit, më e vjetra në Evropë.

Disa banorë lokalë kishin punuar atje që nga vitet 1960, tha Andreas Claus, kryebashkiaku i Uebigau-Wahrenbrueck, pjesë e të cilës është Alwine. Fabrika u mbyll në vitin 1991 dhe shumë njerëz u larguan. Të rinjtë larguan drejt Gjermanisë Perëndimore.

Në vitin 2000, fshati u shit investitorëve privatë për një shumë simbolike ‘1 markë gjermane’.

Dy vëllezërit që janë pronarët e tanishëm nuk arritën të ringjallin këtë fshat.

Me përjashtim të një familjeje, të gjithë banorët e Alwinit janë të moshuar.

Tashmë fshati është në ankand, edhe pse do të jetë e vështirë që dikush të japë 125 mijë euro.

Exit mobile version