Ballina Lajmet Kosovë FSK: Të gatshëm për mision

FSK: Të gatshëm për mision

Në kuadër të mirëmbajtjes së kapaciteteve operacionale, kompanitë e Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore kanë realizuar me sukses ushtrimet fushore në nivel skuadre dhe togu, me qëllim ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjes profesionale të personelit.

Ushtrimet fushore “Kilo Mike”, “Stuhia e Marsit 2026” dhe “Sierra 26” kishin për qëllim ngritjen dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve në Operacione të Mbështetjes Logjistike, zhvillimin e shkathtësive taktike individuale në përmbushjen e misionit, testimi i gatishmërisë fizike të personelit, përmirësimi i koordinimit ndër-njerëzor, operimi në kushte të vështira dhe reagimi ndaj kërcënimeve në terren kodrinoro-malor.

Këto ushtrime dëshmojnë përkushtimin e ushtarakëve në arritjen e standardeve të larta profesionale dhe operacionale, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme të njësive në përmbushjen e misionit.

Exit mobile version