Ballina Lajmet Fundoset anija me migrantë në Libi, disa të vdekur, 125 të shpëtuar

Fundoset anija me migrantë në Libi, disa të vdekur, 125 të shpëtuar

Të paktën 6 migrantë e kanë humbur jetën, ndërsa 125 të tjerë janë shpëtuar në ujërat e qytetit libian Karaboli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të Forcave Detare pranë Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë (UMH), thuhet se nga anija e cila është fundosur 8 milje në ujërat e qytetit Karaboli, janë shpëtuar 125 migrantë nga të cilët 28 gra dhe 6 fëmijë.

Në deklaratë thuhet se është arritur deri tek trupat e pajetë të 6 migrantëve të cilët janë me origjinë afrikane.

Pas ndihmës humanitare dhe mjekësore migrantët e shpëtuar janë dërguar në qendrat e strehimit në Tripoli.

Sipas burimeve lokale dhe ndërkombëtare në Libi ndodhen emigrantë nga 24 shtete. Prej tyre, 95 për qind janë migrantë afrikanë që synojnë të kalojnë në Evropë përmes Detit Mesdhe.

Exit mobile version