Ballina Lajmet Kosovë Fushatë gjithandej, shpenzimet ende të padeklaruara

Fushatë gjithandej, shpenzimet ende të padeklaruara

Ka dy javë që nga fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në vend.

Përgjatë këtyre ditëve, të gjithë kandidatët për kryetar të komunave si dhe anëtarët e partive janë përkushtuar në realizimin e një fushate sa më të konvenueshme për ta në mënyrë që votat e këtyre zgjedhjeve të jenë në dobi të tyre.

Madje si çdo herë, partitë edhe këtë vit do të lënë para të majme në realizimin e  fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit.

Udhëtime nga komuna në komunë, prezantime nga më të ndryshmet e gjithçka tjetër që ka të bëjë me fushatën do t’i bëjë ata të shpenzojnë para.

I kontaktua nga Indeksonline, Albert Krasniqi nga KDI ka bërë të ditur se tashmë askush nuk posedon ndonjë informacion se sa kanë shpenzuar partitë politike deri më sot për këtë fushatë zgjedhore.

Ndër të tjerash Krasniqi ka bërë të ditur se ka ditë që KDI, ka dërguar një pyetësor lidhur me planifikimin e fushatës, por që ende nuk kanë ndonjë përgjigje nga ana e tyre.

“Ne nuk kemi bërë ende ndonjë vlerësim të shpenzimeve të fushatës nga partitë politike. U kemi dërguar partive politike një pyetësor për planifikimin e shpenzimeve për fushatë, por që deri më tani nuk kemi marrë përgjigje”, ka thënë Krasniqi.

  1. Duhet përkujtuar që në këto zgjedhje lokale numri i kandidatëve duke përfshirë ata për asamblistë dhe për udhëheqë të komunave është afro 7 mijë.
Exit mobile version