Ballina Sport Futboll Galatasaray eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve

Galatasaray eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve

Një ndeshje spektakolare, me përmbysje, karton të kuq, gola dhe emocione deri në fund, përfundoi me kualifikimin e Galatasaray, që kalon tutje falë rezultatit të përgjithshëm 7-5 ndaj Juventus.

Zonja e Vjetër e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 37-të, kur Manuel Locatelli realizoi nga penalltia për 1-0.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 48-të, Lloyd Kelly u përjashtua me karton të kuq pas rishikimit me VAR, duke lënë Juventusin me një lojtar më pak për më shumë se 70 minuta, përfshirë vazhdimet.

Pavarësisht inferioritetit numerik, skuadra italiane reagoi në mënyrë fantastike, sidomos me hyrjen në lojë të Edon Zhegrovës, që kishte gisht në dy golat.

Në minutën e 70-të, Federico Gatti shënoi për 2-0, ndërsa në të 82-të, Weston McKennie realizoi me kokë për 3-0, pas një goditjeje dënimi të devijuar nga Teun Koopmeiners.

Me këtë rezultat, Juventusi barazoi rezultatin e përgjithshëm dhe e dërgoi sfidën në vazhdime.

Në minutën e 106-të, në fillim të pjesës së dytë të vazhdimeve, erdhi goditja fatale për bardhezinjtë. Baris Alper Yilmaz asistoi bukur për Victor Osimhen, i cili me qetësi brenda zonës shënoi për 3-1.

Në vazhdimet e dyta, ishte radha e Baris Yilmaz që shënoi për 3-2, duke mbyllur gjithçka.

Ky gol rezultoi vendimtar, pasi i dha avantazhin e përgjithshëm Galatasarayt, që arriti ta menaxhojë epërsinë deri në fishkëllimën e fundit.

Në fund, pavarësisht luftës heroike me 10 lojtarë dhe përmbysjes së përkohshme, Juventusi eliminohet, ndërsa Galatasaray feston një kualifikim dramatik me rezultat të përgjithshëm 7-5.

Exit mobile version