Ballina Arritje Teknologji Galaxy S23 Ultra është dy herë më i shpejtë sesa Galaxy S22...

Galaxy S23 Ultra është dy herë më i shpejtë sesa Galaxy S22 Ultra

Këto rezultate janë garanci për ata përdorues që kërkojnë të kalojnë në Galaxy S23 thjeshtë për arsye performance dhe ajo që është arritur mes një gjenerata të vetme mbetet e jashtëzakonshme.

Efikasiteti i Snapdragon 8 Gen 2 së bashku me sistemin e ftohjes së Galaxy S23 Ultra po sjellin disa prej rezultateve më impresionuese në aspektin e performancës.

Një kanal në YouTube bëri testime të performancës mes Galaxy S23 Ultra dhe Galaxy S22 Ultra me çipin Exynos 2200 i cili është kritikuar ashpër për performancën dhe problemet me nxehtësinë.

Gjatë testimeve në GeekBench, Snapdragon 8 Gen 2 në S23 Ultra është 45 përqind më i shpejtë sesa Exynos 2200 në Geekbench ndërsa në 3DMark Wild Life Extreme shënon një rezultat prej 3878 pikë krahasuar me 1912 pikë në S22 Ultra.

Këto rezultate janë garanci për ata përdorues që kërkojnë të kalojnë në Galaxy S23 thjeshtë për arsye performance dhe ajo që është arritur mes një gjenerata të vetme mbetet e jashtëzakonshme.

Pavarësisht kësaj diference masive në performancë, është një aspekt ku Exynos 2200 mund Snapdragon 8 Gen 2 dhe është ray-tracing dhe përbën surprizë më vete. /PCWorld Albanian

Exit mobile version