Ballina Arritje Teknologji Galaxy Tab S6 Lite është tableti më i fundit buxhetor i Samsung

Galaxy Tab S6 Lite është tableti më i fundit buxhetor i Samsung

Tableti u shtua në uebsajtin e dyqanit të filialit Rumun ndërsa ende nuk është bërë i disponueshëm globalisht për tu blerë.

Pas spekulimesh dhe rrjedhjesh të shumta informacioni në javët e fundit, Samsung në heshtje ka lançuar Galaxy Tab S6 Lite (2024).

Tableti u shtua në uebsajtin e dyqanit të filialit Rumun ndërsa ende nuk është bërë i disponueshëm globalisht për tu blerë.

Vjen në dy variante, me Wi-Fi dhe LTE. Ka ekran 10.4-inç me mbështetje për S-Pen, 4GB RAM, 64GB memorie, një portë microSD dhe një kamera të pasme 8-megapiksel mbështetur nga një kamër selfie 5-megapiksel.

Çipi i listuar është një me tetë bërthama me frekuencë 2.4Ghz dhe raportohet të jetë një Exynos 1280. Për fat të keq çmimi i tabletit nuk është bërë publik ende.

Ka një bateri prej 7,040 mAh dhe vjen me Android 14.0.

Exit mobile version