Ballina Auto Gara midis një BMW dhe një Mercedes përfundon me aksident

Gara midis një BMW dhe një Mercedes përfundon me aksident

Shpejtësitë e larta varen nga performanca e veturës por edhe shoferi i duhur.

Në rastin e videos më poshtë, veturat nuk përfituan as nga performanca e as nga shoferët e duhur, duke rezultuar që kjo të përfundonte me një aksident.

Nga videoja duket se është zhvilluar një garë midis një BMW dhe një Mercedes. Bazuar në posterin pas veturave, gara duket se po zhvillohet në Ekuador.

Menjëherë pas fillimit të regjistrimit të videos, shoferët janë përfshirë nga emocionet. Ata kanë ndezur motorët e tyre, kanë filluar garën, por gjërat shpejt kanë shkuar keq.

Brenda disa sekondave ata janë përplasur me veturat e tjera të parkuara në rrugë.

Pra, në përpjekje për të mposhtur njëri-tjetrin, asnjëri nga ta nuk ka dalë fitimtar.

Exit mobile version