Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gati 5.2 milionë të huaj vizituan vendin, kryesojnë europianët

Gati 5.2 milionë të huaj vizituan vendin, kryesojnë europianët

Gati 5.2 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 7 muajve të këtij viti.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i shtetasve të huaj është rritur me 30.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Gjatë shtatëmujorit, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me rreth 5 milionë shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 131 236 dhe 34 3721 shtetas.

Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë shtatëmujorit 2023, është 3 734 813, duke u rritur me 21.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /atsh

Exit mobile version