Ballina Sport Gattuso “ndez” derbin: Milan është skuadër më e madhe

Gattuso “ndez” derbin: Milan është skuadër më e madhe

AC Milan's Giacomo Bonaventura is congratulated by coach Gennaro Gattuso after scoring during the Serie A soccer match between AC Milan and Bologna, at the San Siro stadium in Milan, Italy, Sunday, Dec. 10, 2017. (AP Photo/Luca Bruno)

Derbi i Madoninës vjen në kohën e duhur për Milanin, Kuqezijtë vijnë në këtë përballje me moral të lartë, pasi skuadra vjen pas një serie rezultatesh pozitive, si në kampionat, Europë, por edhe në Kupën e Italisë, aty ku siguroi kualifikimin për në finale.

Tekniku i “djallit” Genaro Gattuso është i qartë ne mesazhin e tij të lëshuar në konferencën për shtyp, se ndaj Interit gabimet nuk lejohen.

“Ajo çka peshon më shumë është fakti që do ndeshemi ndaj një kundërshtari që është më lart se ne në renditje. E dimë shumë mirë se çfarë ndeshjeje na pret, por ne do të tregojmë se jemi të gatshëm. Duhet të jemi të kthjellët përgjatë të gjithë 90-minutëshit. E kam të lehtë të them që jemi të lodhur për shkak të ngarkesës, por nuk është kështu. Derbi është ndeshje që mbetet gjatë në mendjet e njerëzve dhe vend për t’u ankuar nuk ka. Milan është një skuadrat më të mëdha të botës. Ndaj Interit nuk na lejohen hapat e gabuar.”- tha Gattuso.  /OraNews

Exit mobile version