Ballina Lajmet Gaza, paradë ushtarake në mbështetje të Al-Aksës

Gaza, paradë ushtarake në mbështetje të Al-Aksës

Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Gaza organizoi paradë ushtarake në mbështetje të Al-Aksës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia, ku morën pjesë qindra pjesëtarë të sigurisë, filloi në sheshin Es-Seraja në Gaza dhe përfundoi përballë godinës së Asamblesë Legjislative. Gjatë kësaj parade ushtarët mbajtën maketën e Al-Aksës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë palestineze, Tejser el-Batsh në një fjalim rasti në ceremoni tha se “Të gjithë anëtarët e Ministrisë së Brendshme sot janë këtu, për t’u solidarizuar dhe qytetarët e Jerusalemit dhe për t’i dhënë mbështetje Al Aksës”.

Duke e vlerësuar paradën ushtarake si një “dhuratë popullore” në kuadër të mbështetjes së qytetarëve të Jerusalemit, Batsh theksoi se i dënon praktikat e Izraelit dhe se nuk i pranon ato.

Kurse zv/kryetari i parë i Asamblesë Legjislative të Palestinës Ahmed Bahr thotë se Jerusalemi është “çështja qendrore” e botës islame dhe arabe duke shtuar se “Vendosja e kamerave në vend të detektorëve metalikë nga qeveria izraelite është një hapë e rrezikshme dhe është e papranueshme nga Palestina”.

Policia izraelite, më 14 korrik vrau 3 palestinezë me pretendimin se kanë kryer sulm të armatosur në xhaminë Al-Aksa kurse dy policë të plagosur izraelitë në këtë rast kanë humbur jetën në spital.

Pas kësaj forcat izraelite i mbyllën dyert e Al-Aksës. Pas dy dite, më 16 korrik diën e diell, duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.

Këshilli i Sigurisë në Izrael natë më parë mori vendimin për largimin e detektorëve të metalit nga dyert e Al-Aksës.

Exit mobile version