Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gaza përballet me uri të pashmangshme, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute

Gaza përballet me uri të pashmangshme, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëron se përgjigjja humanitare në Rripin e Gazës është në prag të kolapsit të plotë. Bllokada më e gjatë e vendosur nga Izraeli mbi territorin po hyn në muajin e tretë, duke penguar hyrjen e ushqimit, ujit dhe barnave për popullsinë palestineze.

Më të prekurit janë fëmijët, ku të paktën 23 kanë humbur jetën si pasojë e kequshqyerjes dhe dehidratimit gjatë javëve të fundit.

Nga spitali Kamal Adwan në Beit Lahiya, një nga të paktat që ende ofron suplement ushqimor, gazetari i Al Jazeera-s, Hani Mahmoud, raporton për gjendjen dramatike të fëmijëve që arrijnë në pavijone në kushte kritike për jetën.

Mjekët në vend thonë se janë pa mjete, pa barna dhe pa mundësi për t’i ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë. Situata përshkruhet si një katastrofë që përkeqësohet nga ora në orë.

Exit mobile version