Ballina Lajmet Kosovë Gazetari britanik vazhdon të tallet me Kosovën, MPB ende pa vendim

Gazetari britanik vazhdon të tallet me Kosovën, MPB ende pa vendim

Graham William Philips, gazetari pro-rus nga Britania që tash e disa kohë është duke bërë fushatë kundër Kosovës, pritet që së shpejti të shpallet person “non-grata”.

Megjithëse ishte raportuar se një vendim pritej të mirrej sot, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, raporton lajmi.net.

Në lidhje me këtë çështje, ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa ka thënë për lajmi.net se ministria që ai udhëheq janë në konsultime me MPJ-në dhe ambasadën britanike në Kosovë.

“Jemi në konsultime të vazhdueshme me ambasadën e Britanisë dhe MPJ-në, një vendim ende nuk është marrë”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Ai megjithatë tha se nuk dihet se cili do të jetë vendimi që do të merret për Phillips dhe se kur do të mirret i njëjti.

Kujtojmë se Phillips, gazetar britanik kishte ndihmuar forcat pro-ruse në konfliktin e Krimesë në Ukrainë.

I njëjti në bazë të disa reportazheve të realizuara në Kosovë, UÇK-në e kishte quajtur organizatë terroriste ndërkaq që udhëehësve të Kosovës u ishte referuar si kriminelë.

E ndërkaq që autoritetet kosovare ende nuk kanë marrë ndonjë vendim, Phillips në profiling e tij në Facebook vazhdimisht publikon postime ku i njëjti tallet me Kosovën dhe njerëzit që sipas tij po e kërcënojnë për shkak se ai e ka shpalosur të vërtetën.

Exit mobile version