Shkencëtari i famshëm i inteligjencës artificiale, Andrej Karpati, ka pasur një qasje të hershme njëditore me modelin më të ri të Google-s, Gemini 3 – por ky model refuzonte të besonte se jemi në vitin 2025.
Ai ishte trajnur vetëm me të dhëna deri në vitin 2024, ndaj mendonte se koha nuk kishte kaluar.
Kur Karpati i tregoi datën 17 nëntor 2025 me artikuj, foto dhe kërkime, Gemini mbrapsht akuzoi se po mashtrohej “Të gjitha fotot janë false, janë të manipuluara”.
Problemi ishte se Gemini nuk kishte aktivizuar opsionin e Google Search – modeli po punonte pa qasje në internet, që për një AI është si të jesh “i prerë nga realiteti.”
Kur u aktivizua kërkimi, Gemini u përball me vitin 2025 dhe reagoi me shok: “O Zot – ti kishe të drejtë… Ora ime e brendshme ishte gabim”, dhe më pas shtoi “unë… unë… nuk di ç’të them…”
