Funksionaliteti është i disponueshëm përmes uebsajtit të Gemini dhe aplikacionit mobil e madje edhe për përdoruesit pa planin Gemini Advanced.
Të shikosh një video YouTube të gjatë ndërsa jeni duke kërkuar një informacion specifike prej saj është padyshim e mërzitshme. Por një përditësim i fundit i Google Gemini premton ti japë fund këtij makthi.
Me lançimin e Gemini 2.0 Flash në fillim të javës, Google prezantoi disa veçori të reja ku spikat një funksionalitet dedikuar YouTube. Chatboti tashmë mund të shikojë një video, tu përgjigjet pyetjeve rreth saj e madje të krijojë një përmbledhje.
Funksionaliteti është i disponueshëm përmes uebsajtit të Gemini dhe aplikacionit mobil e madje edhe për përdoruesit pa planin Gemini Advanced.
Për ta shfrytëzuar këtë veçori sigurohuni që keni përzgjedhur modelin 2.0 Flash Thinking Experimental përpara se të bëni pyetjen.
Si funksionon?
Për të analizuar një video YouTube me Gemini, mjafton të vendosni lidhjen e videos tek chatboti. Mund ti bëni pyetje specifike, të kërkoni një përmbledhje apo të merrni një transkript të asaj çfarë po thotë folësi.
Gemini do të marrë informacion nga vetë videoja dhe përshkrimi i saj.