Ballina Lajmet Rajon dhe Botë George Pell, kleriku i njohur katolik shpallet fajtor për abuzim

George Pell, kleriku i njohur katolik shpallet fajtor për abuzim

George Pell, kardinali i njohur australian është shpallur fajtor për agresion seksual ndaj dy fëmijëve, duke u bërë kleriku katolik më i lartë që dënohet për krime të tilla në histori.

Pell akuzohet për “abuzim seksual” dhe 4 akuza për “sjellje të papërshtatshme”, kundrejt dy fëmijëve në Katedralen e Shën Patrikut në Melburn në vitet 1990. 77-vjecari akuzohet se i kishte detyruar djemtë, asokohe 12 dhe 13 vjeç, të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Pell do të përballet me seancën përfundimtare ditën e nesërme, ndërkohë që ka mohuar akuzat dhe ka paraqitur një ankesë kundër dënimit për të, duke e konsideruar atë pa asnjë bazë ligjore.

Si arkëtar i Vatikanit, australiani 77-vjeçar shihej gjerësisht si zyrtari i tretë më i fuqishëm i Kishës. Ai ka ndihmuar në përzgjedhjen e Papës dhe konsiderohej si një nga figurat më të larta të Kishës Katolike.

Ndërkohë Kisha Katolike nuk ka reaguar ende zyrtarisht mbi vendimin, por mësohet se distancohet nga çdo veprim individual nga priftërinjtë, klerikët apo kishtarët, që shkojnë kundër idealeve të katolicizmit./E.M

Exit mobile version