Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjakderdhje ne Afganistan, 89 viktima

Gjakderdhje ne Afganistan, 89 viktima

Ka shkuar në 89 numri i të vdekurve në Afganistan, si pasojë e dy sulmeve vdekjeprurëse, njëri ndaj një faltoreje shiite, dhe njëri ndaj një xhamie muslimane.

Sipas të dhënave të publikuara nga zyrtarët afgan, 56 persona kanë humbur jetën në një sulm që ndodhi në xhaminë Zaman. Në mesin e të vrarëve ka gra dhe fëmijë, thuhet në një deklaratë nga ministria e brendshme.

Ky sulm ishte më vdekjeprurësi, duke bërë këtë javë më të përgjakshmen në ngjarjet e fundit në Afganistan.

Ndërsa në sulmin ndaj xhamisë synite, i cili u krye në provincën Gor, numri i viktimave ka shkuar në 33, ndërsa sulmuesi kishte hedhur veten në erë.

Për sulmin e parë, përgjegjësinë e mori organizata terroste Daesh, ndërsa sulmi i dytë dyshhet të jetë si shenjë hakmarrje. /MESAZHI/

 

Exit mobile version