Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjashtë anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

Gjashtë anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

Gjashtë anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes së eksportit të drithit të nënshkruar muajin e kaluar në Istanbul, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dërgesat nga portet e Ukrainës po vazhdojnë, thuhet në një deklaratë të ministrisë, e cila shtoi: “Gjashtë anije të tjera të ngarkuara me drithë u nisën nga portet ukrainase këtë mëngjes”.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në korrik për të rifilluar eksportet e drithit nga portet ukrainase të Detit të Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u ndaluan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e shtatë.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja është krijuar në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.

Sipas ministrit ukrainas të Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, deri të premten, 44 anije janë larguar nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes, duke transportuar një milion ton ushqim në 15 vende në mbarë botën.

“Jemi gati të rrisim vëllimet në 3 milionë tonë në muaj për të parandaluar mungesën globale të ushqimit”, ka shkruar ai në Twitter.

Exit mobile version