Ballina Lajmet Gjashtë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Kolumbi

Gjashtë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Kolumbi

Një avion me 72 pasagjerë në bord, duke përfshirë lojtarët e skuadrës braziliane të futbollit Chapecoense, duke shkuar në Kolumbi për një finale të turneut rajonal, ka pësuar defekt në rrugën për në aeroportin ndërkombëtar Medellin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në avionin në të cilin bashkë me ekuipazhin kishte 81 persona dhe që u rrëzua në një zonë malore, thuhet se janë shpëtuar 6 persona.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë Medellin, Federico Gutierrez, kishte deklaruar më parë se është e mundur që të ketë të mbijetuar. “Kjo është një tragjedi me përmasa të mëdha”, tha Gutierrez për Radion “Blu”.

Në kuadër të “Copa Sudamericana”, ndeshja mes Chapecoense së Brazilit dhe Atletico Nacional të Medellinit do të luhej nesër, ndërkohë që me anë të një vendimi ajo është shtyrë.

Në një deklaratë me shkrim nga kompania e telekomunikacionit ajror (AIRPLAN SA) thuhet se avioni me numër fluturimi CP2933 kishte kontaktuar rreth orës 22:00 duke raportuar një defekt elektrik. Në deklaratë thuhet se në zonën ku ka rënë avioni mund të shkohet vetëm përmes rrugës tokësore.

Zyrtarë të Bashkisë Rionegro, policia kolumbiane dhe ekipet e zjarrfikëses janë nisur drejt zonës për të filluar operacionin e kërkim-shpëtimit.

Exit mobile version