Ballina Lajmet Gjatë vitit 2016 në Irak janë vrarë të paktën 6878 civilë

Gjatë vitit 2016 në Irak janë vrarë të paktën 6878 civilë

Gjatë vitit 2016 si pasojë e dhunës në Irak kanë humbur jetën të paktën 6.878 civilë, njoftoi të martën Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Misioni i OKB-së për ndihmë të Irakut, (UNAMI) tha se shifrat e paraqitura duhet të merren si “minimumi absolut”, pasi nuk kanë qenë në mundësi të konfirmojnë numrin e civilëve të vrarë në zonat e konfliktit, por as të atyre që kanë vdekur si pasojë e “efektit sekondar të dhunës i cili shoqërohet me elementet e mungesës së ujit, ushqimit medikamenteve dhe përkujdesit mjekësor”.

Siç thuhet, vitin e kaluar janë plagosur të paktën 12.388 civilë për të shtuar se këto të dhëna nuk përfshijnë viktimat në provincën perëndimore Anbar që pësuan gjatë majit, qershorit, korrikur dhe dhjetorit.

Exit mobile version