Ballina Lajmet Kosovë Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, dyshohet se i përkasin një personi të...

Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Janë zbuluar mbetje mortore në Gjakovë, të cilat dyshohet se i përkasin një personi që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë

Policia ka bërë të ditur se mbetjet mortore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore.

“Ekipet policore në koordinim me IML-në dhe njësitet tjera kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi-personi, që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore”, thuhet në raportin e policisë.

Exit mobile version