Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjendet anija me 200 tonë flori, me vlerë 133 miliard dollarë

Gjendet anija me 200 tonë flori, me vlerë 133 miliard dollarë

Një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut, ka zbuluar mbetjet e luftanijes ruse Dimitrii Donskoi, e cila ishte fundosur 113 vite më parë.

Luftanija u nis nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, dhe qëllim kishte të mos binte në duart e japonezëve gjatë betejës së Tsushimas në kohën e luftës ruso-japoneze.

Ekspertët thonë se në momentin e fundosjes luftanija ruse kishte në bord 200 tonë ar me vlerë 133 miliard dollarë.

Për vite me radhë është kërkuar për gjetjen e kësaj luftanije, por ajo u zbulua vetëm së fundmi në një thellësi 434 metra, rreth një milje larg brigjeve të Ulleungdo. Ata po punojë për të nxjerrë jashtë arin, që ndodhet i futur në kuti prej hekuri.

Exit mobile version