Ballina Lajmet Kosovë Gjendet i vdekur shtetasi i huaj në Prishtinë, dyshohet që vari vetën

Gjendet i vdekur shtetasi i huaj në Prishtinë, dyshohet që vari vetën

Një person me shtetësi të huaj është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Prishtinë. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës. “Me datë 13.02.2019 rreth orës 09:00 policia ka marrë informatën për një person i cili dyshohet te jetë vetëvarur në rrugën “Behie Dashi” ne Prishtine. Viktima një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar ne shtëpinë ne te cilën dyshohet se ka qene duke banuar i vetëm”, ka thënë ai. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht kane nisur një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Exit mobile version