Ballina Sport Futboll Gjendet një granatë dore e paraluftës në fshatin Mogillë të Kllokotit

Gjendet një granatë dore e paraluftës në fshatin Mogillë të Kllokotit

Një serb nga fshati Mogillë në Komunën e Kllokotit ka njoftuar policinë se gjatë kryerjes së disa punimeve në oborr, nën rrënojat e shtëpisë së vjetër e pabanuar, ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante, ku kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Nga hetimet para mësohet se mjeti i dyshuar ishte një granatë dore dhe në bazë të këqyrjes së vend ngjarjes ku është gjetur dhe gjendjes së mjetit (i ndryshkur në tersi) granata e dorës dyshohet se në vendin e ngjarjes ka qenë prej shumë vitesh (dyshohet se është që nga paralufta)”, thuhet në njoftim të policisë.

Ndërkohë, mjeti i dyshuar nga vendi i ngjarës është tërhequr pa asnjë pasojë nga njësitet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it.

Exit mobile version