Ballina Lajmet Gjendet një person i vdekur në lumin Shkumbin

Gjendet një person i vdekur në lumin Shkumbin

Trupi i një personi të pajetë u gjet nga kalimtarët në ujërat e lumit Shkumbin, në fshatin Mengël të Elbasanit.

Viktima dyshohet të jetë shtetasi Ali Tota, nga fshati Spathar i Librazhdit, pasi 55-vjeçari dyshohet se ra në ujërat e lumit Shkumbin rreth 8 ditë më parë.

Aktualisht viktima është dërguar në morgun e qytetit të Elbasanit, për t’u bërë verifikimi i plotë, por edhe autopsia mbi shkaqet e vdekjes.

Exit mobile version