Sot rreth orës 08:00 të këtij mëngjesi, një punëtor i Aeroportit të Prishtinës është gjetur pa shenja jete.
Punëtori është gjetur në sektorin e IT-së të Aeroportit “Adem Jashari”, raporton Periskopi.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
“Po mund të konfirmoj se sot rreth orës 08:00 është gjetur pa shenja jete një punëot i aeroportit. Hetime lidhur me rastin kanë filluar”, ka thënë ajo.
