Ballina Uncategorized GJENDJA MOMENTALE NË KOSOVË

GJENDJA MOMENTALE NË KOSOVË

Mehmet Gashi

E falenderojë Zotin qe unë linda shqiptar
Ashtu e falenderojë qe nuk me dha pozitë
Gjithashtu që nuk më bëri të parë
e populli prej meje me u merzitë

Nuk deshirojë të jem president
Jo,kryeminister e as zëvendës I tij
E as të jem kryetar në parlament
E populli im të me shiqon me ironi

Nuk deshirojë të jem kryeprokuror
E as prokuror e as gjyqtar
Por të jem fizikisht I thjesht një punëtor
E të jem me popull I pandarë

Nganjëherë me vjen në mendje
Qe me shtyn të qajë me lotë
Se dikush prej nesh duhet me qenë në ato vende
Por jo sikur këta njerëz që I kemi sot

Kanë bërë pasuri sikur me qenë sheik
Që më parë nuk e kanë parë as ëndërr
E populli sikur me jetue në Afrikë
E disa nuk kanë shtëpi e as bukë me hanger

Bota fletë mirë për popullin shqiptar
Janë popull I dashur besnik dhe punëtorë
Kudo qe kanë shkuar kanë qenë faqebardhë
Por mjerisht udhëheqësat nuk I kanë popullorë

Janë të korrruptuar maksimalisht
E familja e tyre në lux të madh jetojnë
E një pjesë e popullit tonë,mjerisht
Në varfëri të skajshme jetojnë

Bota ecë përpara për çdo ditë
E Kosova në një vendë numëron
Edhe shteti më I varfër në Afrikë
Nga një hap përpara shkonë

Nuk dij këto ligje qyshë I vendosin në parlament
A e vën dikush gishtin në kokë e të mendon
Lista sërpska me qenë kompetent
E me vendosë për fatin e ushtrisë tone

Kosova vetëm formalisht është shtet ligjorë
I pasuri dhe I forti është mbi ligjin
Ndërsa gjyqtarë e prokurorë
E zbatojnë vetëm mbi të varfërin dhe të ligin

A po mendojnë këta njerëz që kanë me ardhë në pleqëri
Se në këtë gjendje gjithmonë nuk kanë me mbetë
Kanë me jetuar të izoluar në vetmi
E asnjëri nga populli me gojë nuk iu fletë

Të punojme vëllezer e kotë mos te rrimë
Nëse deshirojmë te ecim perpara me boten
E ne zgjedhjet e reja qe vinë
Të mendojmë mirë ku me qitë votën
P.s Autori është Hoxhë nga Mramori dhe ish sekretarë i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë

Exit mobile version