Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjendje alarmi për shkak të rrezikut nga zjarri në jug të Francës

Gjendje alarmi për shkak të rrezikut nga zjarri në jug të Francës

Në shumë rajone në jug të Francës është vendosur gjendje alarmi për shkak të “rrezikut të lartë nga zjarri”, transmeton Anadolu.

Sipas Administratës Meteorologjike pritet që Bouches-du-Rhone, Sud-Est, Var dhe Vaucluse të ndikohen nga valët e të nxehtit.

Përderisa alarmi i kuq u lëshua në Bouches-du-Rhone për shkak të “rrezikut shumë të lartë nga zjarri”, një nivel më i ulët i alarmit portokalli u shpall për shkak të “rrezikut nga zjarri në pyje” në 3 rrethe të rajonit Sud-Est.

Në Var dhe Vaucluse është bërë thirrje për vigjilencë në rast të ndonjë zjarri.

Autoritetet franceze bëjnë të ditur se 9 nga çdo 10 zjarre në vend janë shkaktuar nga njerëzit.

Exit mobile version